Ballina Bota

BM – Londra dërgon nëndetëset pranë Sirisë

ROMË, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja britanike, Theresa May urdhëroi zhvendosjen e nëndetëseve brenda rrezes së veprimit raketor, për një manovër të mundshme kundër regjimit sirian, që mund të fillojë që sot në mbrëmje.

E përditshmja britanike “Daily Telegraph” shkruan se “May ka thërritur sot një mbledhje emergjente të kabinetit”.

“Kryeministrja ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi pjesëmarrjen e Londrës në një ndërhyrje me aleatët”, thotë Daily Telegraph.

“Por, burime qeveritare konfirmojnë se ajo po bën gjithçka është e nevojshme për të qenë në gatishmëri”, thekson gazeta./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurse aftësimi profesional për të rinjtë që të bëhen zanatçinj e profesionistë të mirëpaguar
Artikulli tjetërArrestohen 2 punonjës të Policisë Kufitare për shpërdorim detyre