Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/04/2018

ROMË (Itali) – Presidenti Mattarella do të konsultohet edhe një herë me partitë politike mbi perspektivat për qeverinë e ardhshme pavarësisht mungesës së maxhorancës.

PEKIN (Kinë) – Kryeministri holandez, Mark Rutte në vizitë zyrtare në Kinë.

MADRID (Spanjë) – Vizitë në Madrid të princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed ben Salmane i cili do të pritet nga mbreti i Spanjës Filipi VI.

LONDËR (Britani e Madhe) – Kryeministrja, Theresa May do të mbajë një takim urgjent të qeverisë për të përcaktuar përgjigjen e Britanisë së Madhe ndaj sulmit të dyshuar kimik në Siri.

LONDËR (Britani e Madhe) – Publikimi i biografisë së Meghan Markle, të fejuarës së princit Harry./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte 12 prill 2018
Artikulli tjetërMAQEDONI – Parlamenti hedh poshtë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë