TIRANE,11 Prill /ATSH/ – Dëshira për detin, diellin ,stinën e verës dhe ngjyrën blu bëhen protagonist të mjedisit tonë të brendshëm në këtë sezon të ri.
Ngjyra blu do të mbizotëroj në ambientet e shtëpisë këtë verë në çdo element të saj.Nga mbulesat e tavolinave, pëlhurat që mbulojnë shtretërit tanë, jastëkët dhe perdet ngjyra blu do jetë e pranishme për të krijuar një ambient me dritë dhe të këndshëm.
Me pak imagjinatë,ne mund të sjellin pak stinën e verës në shtëpinë tonë me të gjitha nuancat e blusë , kobalt, pastel, blu në ujë, mundësitë për të rinovuar shtëpinë tonë janë të pafundme.
Nga nuancat më të lehta që kthehen në blunë e qiellit, në ato më intensive që na drejtojnë drejt blusë së ndritshme dhe të gjallë na bëjnë menjëherë të ëndërrojnë plazhet e bukura të Mesdheut që kjo ngjyrë magjike na ofron me nuancat e saj.
Ne mund të kombinojmë blu me të bardhë, për një kombinim që kurrë nuk dështon, ose me gri, për të qënë gjithmonë në modë, ose me ngjyrën bezhë për një ambient shtëpie të pastër e plotë dritë.
Bluja këtë sezon nuk do të mungojë dhe në aksesorët zbukurues të shtëpisë si në vazot e luleve,në zbukurimet që vendosen mbi tavolinë dhe në ato kolltuqet e vegjël që shpesh të japin idenë e relaksit dhe të fusin në një botë meditimi.
Bluja do të jetë e pranishme dhe në ngjyrën e mureve të cilat do të jenë të lyera vetëm në një faqe të tyre e cila do të krijojë një kontrast me orenditë e shtëpisë duke i kthyer hapsirën e dhomës së ndenjes dhe të ngrënies në një vend ideal për të sjell pushimet verore brenda ambientit të shtëpisë.
Për verandat e jashtme të cilat të krijojnë një atmosferë qetësie e pushimi nuk do të mungojnë detajet e ngjyrës blu në jastëkët mbi karrige ,në dritare dhe mbi aksesorët e tavolinave të vogla të cilat do të jenë në blu elektrike për ta kthyer ambientin jashtë në një vend ideal për të konsumuar një filxhan çaji për ta shijuar me njerzit e dashur të familjes si dhe një strehëz të ngrohtë për të shijuar qetësinë e natyrës. /a.a/ /a.g/






































