Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/4/2018

BAKU – Zgjedhje të parakohshme presidenciale në Azerbajxhan.

MESEBERG (Gjermani) – Konferencë për shtyp e Angela Merkel dhe të ministrit të Financave, Olaf Scholz në përfundim të një mbledhjeje qeveritare dyditore.

VJENË – Kongres i Bashkimit Europian i Gjeoshkencave, në një prej takimeve më të mëdha në botë me specialistët e tërmeteve, ndryshimeve klimatike, vullkaneve dhe astrofizikës.

PRAGË – Kryeministri i ri sllovak, Peter Pellegrini takohet me homologun e tij çek, Andrej Babis.

VARSHAVË – Nënkomisioni i krijuar nën drejtimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Antoni Macierewicz dorëzon përfundimet e para mbi arsyet e katastrofës së Smolenskut në Rusi, ku mbeti i vdekur presidenti polak, Lech Kaczynski më 10 prill 2010.

UASHINGTON – Trump premton vendime të shpejta për t’iu përgjigjur një sulmi kimik të dyshuar.

UASHINGTON – Drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg flet para Kongresit për skandalin e shfrytëzimit të të dhënave personale të përdoruesve të tij nga kompania, Cambridge Analytica./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 11 Prill 2018
Artikulli tjetër10 arsye përse turistët e huaj duhet të zgjedhin Shqipërinë