Ballina Ekonomi

Çmimet e konsumit rriten me 2%

TIRANE, 10 Prill/ATSH/- Çmimet e konsumit shënuan një rritje me bazë vjetore prej 2% në muajin mars.

Instituti i Statistikave raportoi se, inflacioni në mars është ndikuar kryesisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, duke zënë peshën kryesore në çmimet e konsumit.

Ky grup ka shënuar një rritje prej 1.18%. Rritja ka vazhduar më tej me grupin
“qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.45%, “transportit” me 0.08%.

Grupi “mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “shërbimi arsimor” dhe “hotele,kafene dhe restorante” kanë kontribuar me 0.02% secili.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri. Ai mat ndryshimet relative të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga familjet për konsum vetjak dhe llogaritet duke përdorur strukturën e konsumit final të familjeve shqiptare. Burimi kryesor i informacionit për shpenzimet është Anketa e Buxhetit të Familjeve.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLiga e Kampioneve, sot përcaktohen dy gjysmëfinalistet e para
Artikulli tjetërSOFT NEWS – 112-vjeçari japonez zgjidhet dekan i… njerëzimit!