UASHINGTON, 5 prill /ATSH-AFP/ – Deficiti tregtar i SHBA-së është thelluar në muajin shkurt, për të gjashtin muaj radhazi, njoftoi sot Departamenti i Tregtisë duke shtuar se bëhej fjalë për nivelin më të lartë që prej tetorit 2008.
Të ardhurat, në mënyrë kronike deficitare, nga shkëmbimet e SHBA-së me pjesën tjetër të botës janë rritur 1,6% në një muaj duke arritur në 57,6 miliardë dollarë, çka tejkaloi edhe parashikimet e analistëve prej 56,7 miliardë.
Eksportet nga të ardhurat dhe shërbimet kanë arritur nivel rekord absolut në muajin shkurt prej 204,4 miliardë dollarë, por ato mbeten shumë më të ulëta sesa importet e mallrave dhe shërbimeve (262 miliardë), që kanë arritur gjithashtu një nivel absolut.
Vetëm deficiti i mallrave ka arritur në nivelin më të ulët që prej korrikut 2008, pavarësisht një devijimi të lehtë në deficitin e Kinës në sfondin e një përshkallëzimi të tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit./ /ec/ a.jor.






















