TIRANË, 5 Prill /ATSH/- Euro ka shënuar sërish një rekord të ulët në tregun vendas, duke u këmbyer në kuotën e 129.35 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro ka vijuar të nënçmohet në vend, duke ruajtur tendencën me rënie prej fillimit të muajit mars, ku euro ka humbur ndjeshëm përkundrejt monedhës vendase lek.
Ekspertët e kursit të këmbimit shprehen se arsyeja kryesore të rënies së euros në këto nivele këmbimi i adresohet ofertës së madhe në valutë në tregun e brendshëm, por sipas tyre edhe reflektimi i ecurisë në bursat ndërkombëtare, ku monedha europiane ka shënuar rënie.
Rënie të theksuar vijon të shënojë edhe dollari amerikan, paundi britanik dhe franga zvicerane. Sot monedha e gjelbër këmbehet me 105.35 lekë, ose 0.46 lekë më pak se një ditë më parë dhe përkatësisht dy monedhat e tjera kanë humbur 0.55 lekë dhe 0.72 lekë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 105.35 | -0.46 | |
| Euro | EUR | 129.35 | -0.62 | |
| Poundi Britanik | GBP | 148.14 | -0.55 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 109.75 | -0.72 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 98.49 | -1.21 | |
| Dollari Australian | AUD | 80.89 | -0.31 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 82.45 | -0.11 | |
| Korona Suedeze | SEK | 12.56 | -0.05 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 13.51 | +0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 17.37 | -0.09 | |
| SDR | SDR | 152.92 | -0.76 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 139824.73 | -2,279.16 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 1709.83 | -33.92 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.71 | -0.08 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.74 | -0.06 | |
e.xh/ /a.g























