Ballina Bota

BRAZIL –  Gjykata refuzon kërkesën e Lula-s për të shmangur burgimin

RIO DE ZHANEIRO, 5 prill /ATSH-DPA/ –  Gjykata e Lartë e Brazilit ka refuzuar sot një kërkese të ish-presidentit, Luiz Inacio Lula da Silva për të shmangur burgimin e tij gjatë periudhës së zgjedhjeve të tetorit.

Vendimi mund të sjellë burgimin e tij në po të njejtën ditë kur do të zhvillohen zgjedhjet, duke e bërë të pamundur arritjen e një mandati të tretë si presidenti i Brazilit më 7 tetor, që pritet ta fitojë me lehtësi.

Avokatët e Lula argumentuan se ai nuk mund të burgosej përpara apelimit të vendimit të dënimit të tij i akuzuar për korrupsion.

Gjykatësit hodhën poshtë argumentat e tyre me gjashtë vota kundër dhe pesë pro.

Ish-presidenti brazilian, Lula, 72 vjeç, u dënua për korrupsion dhe pastrim parash korrikun e kaluar.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësimi, zgjidhje për daljen nga ndihma ekonomike
Artikulli tjetërPEKIN – Kina e gatshme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të mbrotjes