SINGAPOR – Takim mes ministrave të Financave të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në një samit mbi infrastrukturat të organizuar nga Banka Botërore dhe “Financial Times”.
PANMUNJOM (Kore e Jugut) – Takim pune ndërkorean në kuadër të një samiti mes Kim Jong Un dhe Moon Jae In.
PARIS – Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian takohet me homologun e tij turk, Omer Çelik.
PARIS – Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian takohet me homologun e tij polak Jacek Czaputowicz.
MOSKË – Konferencë mbi sigurinë ndërkombëtare e organizuar nga ministria ruse e Mbrojtjes, ku kryesisht do të përqëndrohet mbi Sirinë.
MOSKË – Shefi kinez i diplomacisë, Wang Yi për vizitë në Rusi ku do të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov dhe më pas presidentin Vladimir Putin.
OKB – Mbledhje e Këshillit të Sigurimit në OKB për çështjen Skripal me kërkesë të Rusisë./G.S/













