Pashkët, pikë e re doganore në Rips për lehtësimin e lëvizjes

TIRANË, 4 Prill/ATSH/ – Me rastin e festës së Pashkëve dhe me qëllim krijimin e kushteve lehtësuese për lëvizjen e udhëtarëve nga Greqia në Shqipëri, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi nxori një urdhër për hapjen e përkohshme të pikës kufitare doganore në Rips.

Pika doganore do të qëndrojë e hapur gjatë periudhës 3-5 prill dhe periudhës 10-12 prill. Sipas këtij urdhri, në këtë pikë do të lejohet kalimi i udhëtarëve dhe automjeteve me targa greke nga ora 07.00 deri në 16.00.

Po ashtu, Ikonomi ka kërkuar marrjen e masave nga dega doganore e Sarandës për të përballuar fluksin e mjeteve në hyrje dhe në dalje në këtë pikë doganore. /a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.