LONDËR, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Pas humbjes së fundit në “Premier League” kundër “Tottenham”, që e përjashtuan matematikisht nga sezoni i ardhshëm i Ligës së Kampioneve, është gati e sigurt mbyllja e kontratës së ”Chelsea” me Antonio Conte.
”Massimiliano Allegri duket të jetë kandidati më i mundshëm për ta zëvendësuar”, sipas “The Sun”.
Prej disa muajsh në Londër përmenden emrat e zëvendësuesve të mundshëm me Luis Enrique si favorit kryesor.
Por, në javët e fundit, emri i teknikut të Juventusit është në krye të listës së dëshirave të Roman Abramoviçit, i cili duket se ka ndërmend të zgjasë listën e tij me trajnerë italianë.
Kështu, pas Claudio Ranieri, Roberto Di Matteo, Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte, duke filuar nga sezoni i ardhshëm mund të jetë radha e Allegrit, pavarësisht kontratës që ky i fundit ka me Juventusin deri në vitin 2020.
Megjithatë, në rast se fiton Ligën e Kampioneve, gjithçka mund të ndryshojë dhe nuk përjashtohet se mund të jetë vetë klubi bardhë e zi që t’i japë një lirim nga kontrata Allegrit në shenjë mirënjohjeje./ /G.S/ a.jor.






















