TIRANE, 3 Prill /ATSH/- Qeveria ka marrë masa për lehtësimin e tarifimit nga rruga e kombit, të komunitetit lokal dhe përdoruesve të shpeshtë të kësaj rruge, duke parashikuar që koncensionari të financojë për tre vitet e para një shumë prej 120.000 Euro (përshirë TVSH-në), si pagesa të drejtpërdrejta për zbutjen e efekteve socio-ekonomik që rrjedh nga aplikimi i tarifimit.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha sot se kemi ngritur një grup pune dhe po diskutojmë për kategoritë që do të përfitojnë lehtësim të tarifimit. Përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të pajisen me abone. Ndërsa do të diskutojmë me Bashkinë Kukës për kategoritë e tjera që do të përfitojnë lehtësm si.psh. mund të jenë mjete të Bashkisë Kuksë, të policisë, ambulanca, por mund të jenë dhe kategori të tjera, ndaj jemi të hapur për të diskutuar për t’i përshirë të gjitha këto kategori që duhet të përfitojnë lehtësim të tarifimit.
Po rishikohen të gjitha kategoritë për të përgatitur një variant sa më të plotë dhe të saktë. , tha Gjiknuri.
Gjithashtu tha ministri një pjesë e parave nga koncencionari është menduar të shkojnë edhe për infrastrukturën lokale.
“Jemi të vendos që edhe me kompanitë private të gjejmë zgjidhje për të lehtësuar tarifimin për qytetarët që udhëtojnë shpesh por edhe për nevoja publike të pushtetit lokal, aq më tepër për Bashkinë Kukës, ku dhe një pjesë e kësaj rruge kalon në këtë Bashki, theksoi Gjiknuri. /a.g/























