Ballina Bota

GJERMANI – Prokuroria pranon ekstradimin e Puigdemont

BERLIN, 3 prill /ATSH-AFP/ – Prokuroria gjermane u shpreh sot pro ekstradimit drejt Spanjës të ish-presidentit katalanas, indipendentistit Carles Puigdemont, i cili mbahet në Gjermani që prej datës 25 mars.

Prokurori i përgjithshëm i shtetit rajonal Schleswig-Holstein, që merret me këtë dosje, njohu përputhshmërinë me të drejtën gjermane të dy akuzave të Madridit për rebelim dhe shpërdorim të fondeve, por vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata gjermane që është kompetente për këto çështje në ditët në vijim.

Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, që është nën një mandatarresti europian, të lëshuar nga Spanja, u arrestua më 25 mars nga policia gjermane në kufi, ndërkohë që ai po udhëtonte me makinë nga Danimarka, sipas burimeve policore./ /G.S/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni i Ekonomisë dënon thirrjet e opozitës për mosbindje civile
Artikulli tjetërDeputeti i LSI-së kundër thirrjes për mosbindje civile