BERLIN, 3 prill /ATSH-DPA / – Fondi i programit qeveritar gjerman për kthimin e migrantëve në vendet e tyre të origjinës duhet të rritet, deklaroi ministri i ri i Zhvillimit, Gerd Mueller.
“Të paktën 500 milionë euro në vit duhet të financohen për programin e kthimit të migrantëve”, deklaroi Mueller, i partisë konservatore të Unionit Kristiansocial (CSU).
“Kjo përbën një kosto më efektive, sesa përkujdesja për migrantët këtu në Gjermani”, shtoi ai.
Programi, i njohur si “Perspektiva në shtëpi” që u prezantua në mars 2017, deri tani ka patur në dispozicion vetëm 150 milionë euro.
Ky program ka për qellim të ndihmojë migrantët për të ringritur jetën e tyre sapo të kthehen në shtëpi nga Gjermania duke ofruar këshilla për ngritjen e një biznesi, për t’u trajnuar ose për të gjetur punë./ /a.i/ a.jor.























