Ballina Aktualitet

KQZ vendos dhënien e mandatit për pesë këshilltar bashkiak

TIRANË, 3 Prill /ATSH- I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak në qarkun Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Pas shqyrtimit, KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të kandidatëve të listave shumë emërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak, si më poshtë: Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, Joana Brami. Qarku Korçë, Bashkia Pustec, Alida Mitre. Qarku Korçë, Bashkia Devoll, Lireta Cenkolli. Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Çlirim Hoxha. Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, Alketa Gjoni. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Kërkohet rritje e fondeve të programit të kthimit të migrantëve
Artikulli tjetërShqipëri-Turqi, bashkëpunim me programe e projekte për të rinjtë