TIRANË, 3 Prill /ATSH- I. Vata/ – Bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Turqisë me programe e projekte të përbashkëta për të rinjtë, ka qenë fokusi i diskutimeve të Ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në takim me Ministrin e Rinisë dhe Sporteve në Turqi, Osman Aşkın Bak.
Gjatë vizitës së punës në Ankara, Ministri Pandeli Majko zhvilloi një takim me Ministrin e Rinisë dhe Sporteve në Turqi, Osman Aşkın Bak.
Ministrin e Rinisë dhe Sporteve në Turqi, Osman Aşkın Bak vlerësoi si tepër të veçantë marrëdhënien mes dy shteteve. “Miqësia jonë i ka rrënjët e thella dhe ripërtërihet kohë pas kohe përmes bashkëpunimeve të frytshme që shtrihen në të gjitha fushat”, tha Ministri turk.
Ndërsa, Ministri Majko shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën që Turqia u ka ofruar shqiptarëve.
Duke e vënë theksin tek numri i madh i të rinjve shqiptarë që studiojnë në Turqi, Majko kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë mes autoriteteve të të dyja vendeve lidhur me problematika që kanë të bëjnë me këtë komunitet.
Ministri i Rinisë dhe Sporteve shprehu gatishmërinë për programe e projekte të përbashkëta, që do të kenë në qendër të rinjtë. Po ashtu në takim u fol dhe për mundësinë e angazhimit më të madh të diasporës shqiptare në Turqi në aktivitete e iniciativa të ndryshme. /a.g/