Ballina Shëndetësi

5 fakte që duhet të dimë për vaksinat

 

WHO: 5 facts on vaccines

5 facts you need to know about vaccines

Posted by World Health Organization (WHO) on 11.03.2018

TIRANë, 31 Mars /ATSH/ – Vaksina është një produkt i përbërë nga një sasi shumë e vogël mikroorganizmash. Ajo është e projektuar që të stimulojë sistemin tonë imunitar në prodhimin e kundërtrupave.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë 5 fakte që duhet të dimë për vaksinat.

  1. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Çdo vaksinë e licencuar është e testuar para përdorimit, e rivlerësuar rregullisht dhe e monitoruar për efektet anësore.
  2. Vaksinat parandalojnë sëmundjet vdekjeprurëse. Vaksinat mbrojnë fëmijët nga sëmundje si: difteria, fruthi, shytat, poliomeliti etj.
  3. Vaksinat përmirësojnë imunitetin. Ai përgjigjet ndaj vaksinave me më pak risk, se sa ndaj infeksioneve natyrore.
  4. Vaksinat janë të sigurta dhe sjellin përfitime. Kryerja e disa vaksinave në të njejtën kohë nuk sjell efekte negative në sistemin imunitar të fëmijëve.
  5. Nëse ndalon vaksinimin, sëmundjet do të rikthehen. Edhe me një higjienë të lartë dhe akses në ujë të pastër, infeksionet vazhdojnë të përhapen. Kur njerëzit nuk janë të vaksinuar, sëmundjet infektive të pazakonta rishfaqen me shpejtësi. /e.malaj//m.m/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Thaçi: Sipas AKI-së të arrestuarit kanë rrezikuar sigurinë kombëtare
Artikulli tjetërRUSI – Moska: Londra duhet të reduktojë efektivin diplomatik me 50 persona