ATHINË, 30 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe komisioneri europian për Migrantët, Dimitris Avramopulos u takuan sot në Athinë dhe diskutuan për çështjen e menaxhimit të fluksit të migrantëve dhe refugjatëve, veçanërisht me ndihmën e Komisionit Europian.
“Marrëveshja BE-Turqi duhet të mbahet dhe forcohet kështu që kthimi i migrantëve në Turqi të përshpejtohet, ndërsa qendrat e përkohshme që i strehojnë të rriten në kapacitet”, tha Avramopulos gjatë një deklarate në kuadër të këtij takimi.
Marrëveshja BE-Turqi e vitit 2016 synon të ndalojë flksin e migracionit të paligjshëm që kalon nga Turqia drejt Europës./G.S/













