Prishtinë, 28 mars/ATSH/.- Greqia mbetet përkrahëse e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, theksoi sot ambasadorja e Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi sot e falënderoi ambasadoren Athanassiadou për angazhimin e saj personal dhe për përkrahjen e Greqisë për Kosovën.
“Greqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi dhe ambasadorja Athanassiadou diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë./k.s/











