PRISHTINË, 27 Mars/ATSH/.- Lista Serbe ka përsëritur se do të dalë nga qeveria e Kosovës dhe në fillim të muajit të ardhshëm vetëm do të formojë bashkësinë e komunave serbe në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kësaj partie Goran Rakiç.
Siç tha ai, për këtë tashmë është njoftuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, me të cilin përfaqësuesit e Listës Serbe kanë pasur takim në Beograd.
Vuçiç mbrëmë ka deklaruar se ai nuk do të vendosë rreth daljes së Lista Serbe nga qeveria e Kosovës.
Vendimi i Listës Serbe për dalje nga qeveria vjen pas arrestimit të djeshëm të Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë./KosovaPress/k.s/























