Ballina Bota

GREQI – Gjendet statuja e grabitur e perëndeshës Hygeia

ATHINË, 27 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Një statujë prej mermeri, me vlera të mëdha arkeologjike, së bashku me objekte të tjera antike, u gjet në posedim të tre personave të arrestuar në Sparta, sipas burimeve të policisë greke.

Sipas informacioneve më të hershme, statuja përfaqëson perëndeshën Hygeia dhe daton në periudhën helenistike.

Të dyshuarit pretendohet se mund të kenë qënë duke negociouar me blerësit potencialë për shitjen e tyre për një shumë të madhe parash./ /a.i/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTentuan të kalonin 23 sirianë jashtë kufirit shqiptar, arrestohen 5 shtetas
Artikulli tjetërShqipëria vlerësime nga KE për reformën në administratë