SHBA – Rregullatori amerikan i Tregtisë konfirmon hetimin kundër “Facebook”

UASHINGTON, 26 mars /ATSH-AFP/ – Rregullatori amerikan i Tregtisë, (FTC) konfirmoi sot se kishte hapur një hetim për mbrojtjen e të dhënave private nga Facebook, pas skandalit “Cambridge Analytica”.

Ky njoftim shkaktoi rënien e menjëhershme në Bursë të aksioneve të Facebook, që humbi 3% në 154,60 dollarë rreth orës 15:50 GMT duke i çuar humbjet në rreth 18% që prej zbulimeve për përdorimin nga firma britanike “Cambrige Analytica” të të dhënave private të dhjetëra milionë përdoruesve të rrjetit social për qëllimet e saj.

“FTC-ja po i merr shumë seriozisht publikimet e fundit në shtyp duke u shqetësuar për praktikat e Facebook përsa i përket mbrojtjes së jetës private”, theksoi Tom Pahl, drejtor i përkohshëm i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve të organizatës, cituar në një komunikatë.

“FTC konfirmoi se kishte hapur një hetim relativ për këto praktika”, shtoi ai, ndërkohë që organizata refuzon si zakonisht të komentojë kërkimet e saj.

“FTC-ja është shumë e vendosur për të përdorur të gjitha mjetet që ajo disponon për të mbrojtur jetën private të konsumatorëve”, shtoi agjencia zyrtare.

Ajo theksoi gjithashtu se nuk mund të reagonte kundër kompanive që nuk respektojnë angazhimet e tyre mbi respektimin e jetës private, vaçanërisht faktin për të respektuar +Privacy Shield+ (marrëveshje mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian), apo që janë përfshirë në veprime të padrejta në dëm të konsumatorëve.

FTC-ja shtoi se kompanitë që kanë nënshkruar më parë një marrëveshje miqësore me atë duhet të respektojnë detyrimet e FTC-së përsa i përket sigurisë së jetës private dhe të dhënave.

Facebook kishte nënshkruar një marrëveshje me FTC-në në vitin 2011 duke i dhënë fund akuzave, sipas të cilave, ai kishte mashtruar konsumatorët duke u thënë se informacionet e tyre personale në Facebook do të mbeteshin private, ndërkohë që ata i kishin shpërndarë./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.