TIRANE, 26 mars/ATSH/- Moti për sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale me diell.
Sipas shërbimit meteorologjik, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në zonënn e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar.
Në zonat malore të Juglindjes dhe Verilindjes reshje të pakta bore. Era me drejtim Perëndim-Veriperëndim 1-18m/sek. Deti i forcës 5 me lartësi dallge 3.5 metër. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 0/12
Vendet e Ulta 9/18
Vendet Bregdetare 7/18 /a.g/























