MELBURN, 23 mars /ATSH-ANSA/ – Sot u zhvilluan provat e lira të çmimit të madh të “Formula 1” në Melburn në Australi. Në krye dalin “Mercedes”-i i kampionit të botës në fuqi, Lewis Hamilton dhe “Redbull” i Max Verstappen.
Ndërsa “Ferrari” me Kimi Raikonen dhe Sebastian Vettel përfundoi në vend të katër dhe të pestë, që paraprihen nga piloti i dytë i “Mercedes”, Valtteri Bottas.
Hamilton ishte më i shpejti në pistën e Albert Park ku të dielën do të garohet për çmimin e madh të parë të sezonit me një kohë 1:23.931.
Britaniku la pas me 127 të mijtat vonesë, Verstappen dhe 228 të mijtat vonesë për Bottas, ndërsa finlandezi i “Ferrari” e mbylli menjë distancë prej 283 të mijtat./G.S/























