TIRANË, 22 Mars /ATSH- I. Vata/ – Ditët e para të prillit do të startojë edhe ngritja e strukturave për realizimin e Vettingut dhe nisjes së procesit të rivlerësimit për punonjësit e policisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Ministria e Brendshme e ka konsideruar një hap madhor ngritjen e strukturave të Vettingut për organizatën e policisë në përpjekjen e saj për garantimin e sigurisë publike dhe luftën ndaj krimit.
Pas dekretimit të ligjit nga Presidenti dhe me botimin në Fletoren Zyrtare i hapet rruga nisjes së procesit të rivlerësimit për punonjësit e policisë. /a.g/























