Ballina Kosova

Veseli: Nuk heqim dorë, demarkacioni do të votohet

PRISHTINË, 21 Mars/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri të ditur të mërkurën se nuk do të heqim dorë dhe Demarkacioni do të votohet.

“Pesë deputetët e Vetëvendosjes që hodhën gaz lotsjellës i kanë përjashtuar nga seanca”, tha Veseli.

Sipas tij, deputetët Flora Brovina dhe Ramiz Kelmendi  kanë shfaqur shqetësime shëndetësore për shkak të gazit lotsjellës.

Veseli tha se “seanca e cila ishte ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës do të nisë së shpejti.”./KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabela informuese në gjuhët shqip dhe anglisht në kalanë e Gjirokastrës
Artikulli tjetërVeliaj: Tirana ka më shumë gjelbërim dhe oksigjen