Ballina Lajme nga Vendi

Projekti STAR 2 me drejtuesit vendorë për konsolidimin e reformës territoriale

TIRANË, 21 mars /ATSH/ – Kryetarët dhe nënkryetarët e vendit, zhvilluan sot të parin takim, pjesë e një serie takimesh të vazhdueshme që do të zhvillohet në të gjithë vendin, lidhur me zbatimin e reformës administrative-territoriale si dhe sfidave të hasura praktikisht.

Kështu, projekti “STAR 2, “Konsolidim i Reformës Administrative-Territoriale”, që bëri bashkë autoritet vendore u mbajt në qytetin e Durrësit, ku të ftuar ishin drejtues të bashkive të qarkut Tiranë dhe Durrës si dhe Romina Kuko, Zëvendësministrja e Brendshme, në cilësinë e institucionit përgjegjës për qeverisjen vendore.

UNDP dhe STAR2, i njohu pjesëmarrësit me një panoramë të përgjithshme të zbatimit të projektit STAR2 në gjithë Shqipërinë ndërsa morën një informacion te detajuar mbi mbështetjen e posaçme që do t’u ofrohet bashkive të tyre nga projekti STAR 2.

Me interes të veçantë kryetarët e bashkive priten asistencën që STAR 2 do t’u japë këtyre bashkive në ngritjen e Zyrave me një Ndalesë (One Stop Shop), në standardizimin e organizimit të shërbimeve administrative në çdo bashki dhe njësi administrative, asistencën për arkivat vendore, sikurse edhe mbështetja për publikimin on line të vendimeve të Këshillave Bashkiakë, duke ndihmuar drejtpërdrejt në transparencën dhe llogaridhënien e bashkive ndaj qytetarëve.

Nga ana e saj, zv/ministrja Kuko shprehu edhe një herë gatishmërinë, angazhimin e qeverisë për thellimin e decentralizimit dhe mbështetjen në realizimin e e objektivave të projektit STAR 2.

Sakaq, takimi i radhës së projektit STAR 2 do të jetë me kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan dhe Korçë. Ky projekt mbështet nga European Union in Albania, Ambasada italiane, Ambasada Suedeze, Ambasada Zvicerane, Ambasada Amerikane dhe UNDP në Shqipëri. z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinancimi rus i PD-së, nuk falet askush për çështje që prekin sigurinë kombëtare
Artikulli tjetërHahn dënon hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës