BERLIN – Steinmeier: Myslimanët janë pjesë e shoqërisë gjermane

BERLIN, 20 mars /ATSH-ANSA/ – Myslimanët duhet të shihen si pjesë e shoqërisë gjermane dhe ne nuk mund t’i shmangemi kësaj, deklaroi për gazetarët e grupit VRM, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier .

Steinmeier kujtoi fjalët e presidentit paraardhës, në detyrë deri në vitin 2012, Christian Wulff, i cili kishte deklaruar se Islami i takonte gjithashtu Gjermanisë.

Një deklaratë e ministrit të Brendshëm, Seehofer për gazetën gjermane “Bild”, ditët e fundit, shkaktoi diskutime të shumta, ku ai thoshte se islami nuk i përkiste Gjermanisë./ /a.i/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.