Belgjika konfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155665866326523/

TIRANË, 20 Mars/ATSH/ – Belgjika konfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi kryeministri belg Charles Michel në takimin e zhvilluar sot në Bruksel, me kryeministrin Edi Rama.

Përmes rrjetit social “Facebook”, kryeministri Rama sjell pamje të këtij takimi, ku u konfirmua mbështetja e Belgjikës për procesin e integrimit europian të vendit tonë.

Gjatë takimit, kryeministri belg shprehu po ashtu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave në Shqipëri, në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.