Ballina Bota

MOSKË – Edhe Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë

MOSKË, 17 mars /ATSH-DPA/ – Edhe Rusia do të dëbojë 23 diplomatë britanikë, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse, rrjedhim i marrëdhënieve të përshkallëzuara mes dy vendeve për shkak të sulmit me agjentë nervorë ndaj një ish-agjenti të dyfishtë dhe vajzës së tij.

Më 14 mars Britania e Madhe njoftoi dëbimin e 23 diplomatëve rusë, të dyshuar për pjesëmarrje në veprimtari spiunazhi, si edhe refuzoi një ftesë për vizitë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

”Këto masa janë një kundërpërgjigje e plotë dhe e fortë ndaj helmimit me anë të një toksine, të një agjenti, i dyshuar si i dyfishtë, dhe i vajzës së tij në Britaninë e Madhe, si edhe i refuzimit rus për të marrë dhënë llogari për praninë e kësaj toksine”, deklaroi May në parlamentin britanik.

”Britania e Madhe nuk do të dërgojë asnjë zyrtar të lartë apo anëtar të familjes mbretërore në Kupën e Botës në Futboll, që do të zhvillohet në Rusi”, theksoi ajo.

Edhe Komisioni Europian është solidarizuar me Londrën për helmimin e ish-agjentit rus në Britani të Madhe./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlternativa punësimi, ndihma ekonomike nuk është zgjidhje
Artikulli tjetërBERLIN – Merkel: Edhe myslimanët edhe Islami i përkasin Gjermanisë