Ballina Bota

LONDËR – Vdes Stephen Hawking gjeniu i fizikës teorike

LONDËR, 14 mars /ATSH-DPA/ – Shkencëtari i njohur botërisht i fizikës teorike, Stephen Hawking vdiq sot në moshën 76-vjeçare, njoftoi familja e tij.

”Ai vdiq në gjumë, në shtëpinë e tij në Cambridge”, shtoi familja.

“Jemi të trishtuar për ikjen e babait tonë. Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm”, thanë fëmijët e tij, Lucy, Robert dhe Tim.

Në vitin 2017, Hawking, i cili në moshën 21-vjeçare u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme që i prekën neuronet dhe që e detyruan atë të përdorte karriken me rrota, ndërkohë që përdorte një zë kompjuterik për të komunikuar, i deklaroi BBC-së se nuk priste kurrë të arrinte të 75-tat.

”Besoj se arritja ime më e madhe ka qenë zbulimi i vrimave të zeza në hapësirë, që nuk janë plotësisht të tilla, çka është e rëndësishme për të kuptuar se paradokset mes mekanikës kuantike dhe relativitetit mund të zgjidhen”, i kishte deklaruar ai BBC-së në të njëjtën intervistë.

Astrofizikani amerikan, Neil deGrasse Tyson tha se vdekja e Hawking la një boshllëk të madh intelektual./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasani, diellor në Ditën e Verës
Artikulli tjetër “Dita e Verës”, tradita shqiptare që vjen nga lashtësitë