Ballina Bota

SPORT – Roma synon përmbysjen kundër Shakhtar Donetsk

ROMË, 13 mars /ATSH-ANSA/ – Të përmbyset rezultati me Shakhtar Donetsk, të hyet në një të katërtat e Ligës së Kampioneve dhe më pas të synohet që të arrihet edhe më shumë, këto janë synimet e trajnerit të ekipit të Romës, Eusebio Di Francesco për ndeshjen e sotme kundër Shakhtar Donetsk.

Përpara 45 000 spektatorëve De Rossi me shokë do të përpiqen të përmbysin rezultatin 2-1 të pësuar në Ukrainë që të mund të ulen në të njëjtën tavolinë me tetë skuadrat më të mira të Europës.

Në takimin tjetër të mbrëmjes së sotme luhet mes Manchester United dhe Seviljas, që ndeshja e parë mbaroi me rezultatin 0-0./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Tillerson: Presioni mbi Korenë e Veriut dha frytet e saj përtej pritshmërive
Artikulli tjetërUnioni i Biznesit Industrial vlerëson prefekten e Tiranës për emergjencat civile