Ballina Ekonomi

“1 miliard për rindërtim”, projekti i dytë Kashar – Thumanë

TIRANË, 13 Mars/ATSH/.- Qeveria i hap rrugën projektit të dytë të programit “1 miliard për rindërtim”, aksit Kashar – Thumanë.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, theksoi rëndësinë e posaçme të këtij segmenti për infrastrukturën rrugore të vendit.

Sipas tij, “ky aks rrugor siguron ndërlidhje më të shpejtë dhe më të sigurtë të veriut me kryeqytetin, sipas standardeve të Bashkimit Europian”.

“Qeveria i hap rrugën projektit të dytë të programit ‘1 miliard për rindërtim’, aksit Kashar – Thumanë, segment me rëndësi të posaçme për infrastrukturën rrugore të Shqipërisë që duam. Ndërlidhje më e shpejtë dhe më e sigurt e veriut me kryeqytetin”, shkruan Rama. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkrihen drejtoritë bujqësore
Artikulli tjetërShqipëria, në panairin e importeve në Shangai