Ballina Bota

FRANCË – Marine Le Pen rizgjidhet kryetare e Frontit Kombëtar

PARIS, 11 mars /ATSH-AFP/ – Marine Le Pen, e vetmja kandidate, u rizgjodh, ashtu siç pritej, kryetare e partisë franceze të ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar, me 100% të votave gjatë një votimi, rezultatet e të cilit u shpallën sot gjatë kongresit të partisë. Finaliste në zgjedhjet presidenciale, 49-vjeçarja fitoi një mandat të tretë në krye të partisë që ajo drejton që prej largimit të të atit Jean-Marie Le Pen në vitin 2011. Le Pen pritet të propozojë gjatë pasdites një emërtim të ri të partisë. Ajo synon t’a shndërrojë Frontin Kombëtar në një parti qeveritare,  duke u distancuar nga deklaratat e diskutueshme të themeluesit të saj, Jean-Marie Le Pen,

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Heqim dorë nga taksat tona, nëse ju hiqni dorë nga tuajat
Artikulli tjetërSubvencionet nga shteti, Malësia e Madhe me 8 mijë ferma bujqësore