Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/03/2018

TOKIO (Japoni) – Japonia përkujton me nderim viktimat e tërmit dhe të cunamit të shtatë viteve më parë, që u shoqërua me katastrofën bërthamore të Fukushimës. HONG KONG (Kinë) – Zgjedhje të pjesshme parlamentare mjaft të rëndësishme për të plotësuar vendet vakante të katër deputetëve. NJU DELHI (Indi) – Narendra Modi dhe Emmanuel Macron bashkëdrejtues të samitit themelues të Aleancës Ndërkombëtare solare. BARCELONË (Spanjë) – Shoqata e fuqishme indipendentiste, Asambleja kombëtare katalanase bën thirrje për protesta për t’i parashtruar si kërkesë qeverisë së ardhshme separatiste katalanase zbatimin e deklaratës së pavarësisë së 27 tetorit.MOON TOWNSHIP (SHBA) ​- Donald Trump mban një takim elektoral publik në Pensilvani, pasi më 13 mars do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për Kongresin.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPamje nga Vlora e rilindur, nis puna edhe për bulevardin e ri
Artikulli tjetërMbjellja e pemëve në Tiranë, paja më e mirë për brezat që vijnë pas