BERLIN, 9 mars /ATSH-AFP/ – Social-demokratët gjermanë zyrtarizuan sot emrat e ministrave në qeverinë e re të Angela Merkel, me figura si Olaf Scholz në Ministrinë e Financave, disa ditë përpara emërimit të planifikuar të kancelares për një mandat të katërt qeverisës. Kancelares gjermane i është dashur, me ndarjen e ministrive, të bëjë lëshime të konsiderueshme për social-demokratët e SPD-së për t’i bindur ata që të bëheshin sërish aleatë me të, pas gjashtë muaj ngërçi politik në vend pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit. SPD-ja mori në total jo më pak se gjashtë ministri, me tre poste të zëna nga gratë dhe tre nga burrat.Emërimi i Olaf Scholz në Ministrinë e Financave zëvendëson konservatorin Wolfgang Schäuble.Kryebashkiaku i Hamburgut Olaf Scholz, 59 vjeç do të marrë postin e rëndësishëm të zëvendëskancelarit në qeveri.Heiko Maas, deri tani në krye të Ministrisë së Drejtësisë, do të marrë Ministrinë e Punëve të Jashtme.Svenja Schulze, 49 vjeçe, kryetare e SPD-së në North Rhine-Westphalia do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit. Ministrja aktuale për Familjen, Katarina Barley, 49 vjeçe, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Hubertus Heil, 45 vjeç, do të drejtojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.Franziska Giffey, 39 vjeçe, e panjohur për publikun e gjerë, e cila aktual mban postin e kryetares së bashkisë së një zone të Berlinit do të marrë përsipër postin e ministres së Familjes.
Ballina Bota
Lajme
AGJENDA NDËRKOMBËTARE 07.11.2026
NJU JORK (Shtetet e Bashkuara) - Mbërritja e pritur e një cisterne nafte që transporton naftë ruse.
LOS ANXHELES (Shtetet e Bashkuara) - 10-vjetori i...
JEMEN – Dhjetëra viktima nga sulmet ajrore në Sana’a
SANA'A, 7 nëntor /ATSH-DPA/ - Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a, shkaktuan sot disa viktima civile,...
GAZA – Reshjet e dendura të shiut lënë pa strehë dhjetëra mijëra të zhvendosur
GAZA, 7 nëntor /ATSH-AFP/ - Reshjet e dendura të shiut në Rripin e Gazës kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetëra mijëra çadrave ku strehohen personat...
“Udhëtimet e Gulliverit”, 300 vjet nga romani satirik që sfidon natyrën njerëzore
LONDËR, 7 nëntor, ATSH/ Romani i famshëm i Jonathan Swiftit, Udhëtimet e Gulliverit, mbush 300 vjet nga botimi i tij i parë, por mesazhi...
Koçiu: Protestuesit me maska dhe gurë kundër Policisë, asgjë e re nga fronti i...
TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka publikuar pamje nga protesta e zhvilluar sot pranë Ministrisë së Arsimit, ku shfaqen protestues të maskuar...
BERLIN – Pistorius: Aktualisht nuk mund t’i japim më raketa “Patriot” Ukrainës
BERLIN, 7 nëntor /ATSH-ANSA/ - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se Gjermania nuk mund të vazhdojë aktualisht furnizimin e Ukrainës me sisteme...
FOKUS – FT: Kërcënime me bomba ndaj 35 fluturimeve në Evropë, dyshimet përfshijnë Rusinë
LONDËR, 7 nëntor /ATSH - AA/ - Agjencitë evropiane të sigurisë kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse kërcënimet e koordinuara me bomba, që...
Arkivat shqiptare dhe Kadastra turke, partneritet për pasurimin dhe digjitalizimin e regjistrave
TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë...
Gogu takim me komisionerin McGrath: Çdo rekomandim i BE-së do të kthehet në plan...
TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvulloi sot një takim me Komisionerin Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe...
Macja shpëton dy familje nga helmimi me monoksid karboni në provincën e Trevisos
TREVISO, 7 nëntor, ATSH/ Një mace ka ndihmuar në parandalimin e një tragjedie në San Biagio di Callalta, në provincën e Trevisos, Itali, pasi...























