Ballina Bota

SPORT – Allegri: Kualifikim i merituar

ROMË, 8 mars /ATSH-ANSA/ – Të fitoje në Wembley nuk ishte e thjeshtë, edhe per faktin sesi u zhvillua ndeshja, deklaroi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas ndeshjes së zhvilluar dje kundër Tottenhamit, që përfundoi me rezultatin 1-2.

”Megjithatë, skuadra u tregua e qetë, priti momentin e duhur dhe për 10 minuta e ktheu ndeshjen në favorin e saj. Besoj se ishte një kualifikim i merituar. Tottenhami ka lojtarë cilësorë dhe besoj se djemtë bënë një punë të shkëlqyer”, theksoi ai.

Massimiliano Allegri shton se ”tani duhet të rimarrim veten sa më shpejt pasi tri ndeshjet e ardhshme vlejnë shumë për kampionatin”.

”Ndeshjet i fitojnë lojtarët, të cilët po bëjnë aktualisht një paraqitje të shkëlqyer dhe unë jam krenar që i stërvis”, theksoi ai.

Ndeshja tjetër kualifikuese ishte Manchester City-Basel që përfndoi me rezultatin 1-2, por që për turin e ardhshëm kaloi skuadra angleze, që kishte fituar ndeshjen e parë 4-0./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak2 miliardë lekë dedikuar zhvillimit të tokës për këtë vit
Artikulli tjetërReshjet-Forcat e Armatosura janë të angazhuara për të përballuar situatën