Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/03/2018

LONDËR (Britani e Madhe) – Princi saudit i kurorës, Mohammed ben Salmane do të zhvillojë një takim me kryeministren britanike, Theresa May.

VJENË (Austri) – Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu takim me homologun austriak në kuadër të një mini-turneu europian.

FRANKFURT (Gjermani) – Takim i Bankës Qendrore Europiane për politikën monetare në eurozonë.

INDI – Vizitë shtetërore e presidentit francez, Emmanuel Macron në Indi.

BERLIN (Gjermani) – Partia social-demokrate bën publike emrat e ministrave në qeverinë e ardhshme të Angela Merkel, kryesisht atë të Punëve të Jashtme, të Financave dhe të Drejtësisë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNORVEGJI – Kryetari i Parlamentit dorëhiqet pas tejkalimit të kostove buxhetore
Artikulli tjetër2 miliardë lekë dedikuar zhvillimit të tokës për këtë vit