Ballina Aktualitet

Reshjet e dëborës përfshijnë edhe kryeqytetin

TIRANE, 27 Shkurt/ATSH/- Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe kryeqytetin në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë e uljes së temperaturave, edhe Tirana është zgjuar sot mes reshjeve të dëborës, shoqëruar më pas me reshje shiu. Në disa zona reshjet kanë mbuluar rrugët dhe makinat.

Meteorologët kishin paralajmëruar që edhe vendet e ulëta do të përfshiheshin nga reshjet e dëborës.

Prej ditës së djeshme i gjithë territori i vendit është pushtuar nga moti i ftohtë dhe me temperatura të ulëta.

Sipas parashikimit të motit duket se dhe kjo javë do të ketë mot të paqëndrueshëm ku do të mbizotërojnë temperaturat e ulëta të shoqëruara me reshje bore dhe shiu. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë Bruksel, sot dialogu Prishtinë-Beograd
Artikulli tjetërFurnizim pa ndërprerje me energji në Çorovodë