Ballina Kosova

Kosova, javë me reshje dëbore

PRISHTINË, 19 Shkurt /ATSH/.-Në Kosovë këtë javë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe dëbore. Në viset malore do të ketë vetëm reshje dëbore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 1 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës 4-6  gradë.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënje, nën vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 9 metra në sekondë, parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Prishtina sot është e mbuluar nga një tis i hollë dëbore që ra gjatë natës së kaluar, pas festimeve të 17 Shkurtit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës./b.j/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Greqia kryeson listën e financimeve të BE-së
Artikulli tjetërIRAN – Rinisin operacionet e kërkimit për avionin e zhdukur