TEHERAN, 19 shkurt /ATSH-AFP/ – Forcat iraniane të shpëtimit rinisën sot në mëngjes operacionet e kërkimit të një avioni, që rezulton i zhdukur prej së dielës, ndërsa po fluturonte mbi një rajon malor në jugperëndim të Iranit.
Autoritetet iraniane pezulluan mbrëmjen e djeshme kërkimet për shkak të kushteve të vështira meteorologjike shoqëruar me dëborë, shi dhe erëra të forta për gjetjen e avionit ATR 72 të kompanisë “Aseman Airlines” i nisur nga Teherani me 66 persona në bord.
Autoritetet raportojnë se avioni është rrëzuar dhe të gjithë pasagjerët dyshohet të kenë vdekur.
Avioni kryente linjën mes Teheranit dhe qytetit të Yasouj, rreth 500 kilometra në jug të kryeqytetit iranian.
Ai është zhdukur nga ekranët e radarëve gjatë një stuhie dëborë ne rajonin malor Zagros ndërsa po i afrohej destinacionit./ /v.b/ a.jor.























