TIRANË, 19 Shkurt/ATSH-ANSA/.- Nisje e mbarë për filmin “Black Panther”, në zyrat e shitjes së biletave në kinematë amerikane.
Filmi me regjisor Ryan Coogler, i bazuar mbi personazhin e Panterës së Zezë të Marvel Comics, prodhuar nga Marvel Studios dhe i shpërndarë nga Walt Disney, ka mbledhur 192 milionë dollarë në tre ditë, duke u kandiduar për të arritur 220 milionë.
Ky është një nga rezultatet më të mira të debutimit të një filmi me superheronj pas atij tw “The Avengers”, me 207 milionë në tre ditë.
Ndërsa “Peter Rabbit”, komedia familjare me targa të Sony, ka mbledhur 17,2 milionë në javën e dytë të programimit, për një total prej 48 milionë.
“Cinquanta sfumature di rosso”, vijim i “Cinquanta sfumature di nero”, përshtatja kinematografike e romanit të E. L. James drejtuar nga James Foley, është e treta me 16,9 milionë në fundjavë dhe një total prej 76 milionë në javën e dytë./k.s/























