PRISHTINË, 19 Shkurt /ATSH/.-Në Kosovë këtë javë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe dëbore. Në viset malore do të ketë vetëm reshje dëbore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 1 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës 4-6 gradë.
Shtypja atmosferike do të shënoj rënje, nën vlerat e normales.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 9 metra në sekondë, parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Prishtina sot është e mbuluar nga një tis i hollë dëbore që ra gjatë natës së kaluar, pas festimeve të 17 Shkurtit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës./b.j/k.s/
