Ballina Kosova

Haradinaj falënderon Britaninë e Madhe për ndihmën ndaj Kosovës

PRISHTINE, 17 Shkurt/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të aktiviteteve për  10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në takimin miqësor, kryeministri Haradinaj e njohu deputetin britanik për zhvillimet e arritura gjatë kësaj dekade, derisa ka kujtuar edhe rolin vendimtar që Britania e Madhe ka luajtur në jetësimin e ëndrrës së kosovarëve, që ishte pavarësia e Kosovës, e që sot po shënon 10 vjetorin e saj.

“Faleminderit miku ynë, faleminderit nga secili qytetarë i Kosovës për ndihmën e pakursyer për ne”, tha kryeministri Haradinaj.

Deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vickers, përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe gjithë popullin e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë, duke shprehur ofrimin e mbështetjes së mëtutjeshme të shtetit të tij për rrugën zhvillimore dhe euroatlantike të Kosovës./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE – Reynders: E ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE
Artikulli tjetërAFGANISTAN – 15 oficerë policie vriten nga dy sulme talebane