Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë 10 janar 2022

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje të dobta dëbore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe intensive me shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete të forcës 1-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/8 Re shi/diell
Kukës 0/2 Re shi/borë
Lezhë 4/9 Re shi/diell
Dibër -1/1 Re shi/borë
Durrës 5/13 Re shi/diell
Tiranë 5/12 Re shi/diell
Elbasan 4/12 Re shi/diell
Berat 3/12 Re shi/diell
Vlorë 5/13 Re shi/diell
Korcë 1/4 Re shi/borë
Gjirokastër 2/10 Re shi/diell
Sarandë 5/12 Re shi/diell

 

   

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLëkundje tërmeti në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndihen edhe në Shqipëri
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/01/2022