AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/01/2022

ITALI – Hyrja në fuqi e kufizimeve të reja kundër Covid-19 përfshirë lejen e vaksinimit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp nga Stoltenberg dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba përpara një takimi të komitetit Ukrainë-NATO.

HAGË (Holandë) – Ceremonia e betimit të qeverisë së re.

BELGJIKË – Hyrja në fuqi e lehtësimit të procedurave të shqyrtimit dhe karantinës përballë variantit Omicron të Covid-19.

HOLANDË – Rihapja e shkollave fillore dhe të mesme të mbyllura për të luftuar Covid-19.

ROMË (Itali) – Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pret homologen e tij gjermane Annalena Baerbock.

MELBURN (Australi) – Seanca për anulimin e vizës së tenistit serb Novak Gjokoviç.

GJENEVË (Zvicër) – Bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën.

MAKAO (Kinë) – Kufijtë ajror të mbyllur për udhëtarët ndërkombëtarë, për të luftuar Covid-19.

OKB – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit me dyer të mbyllura për testimin e lëshimit të një rakete hipersonike të pretenduar nga Pheniani.

LOS ANXHELES – Hyrja në fuqi e vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19 për nxënësit mbi 12 vjeç në shkollat ​​publike.

EMIRATET E BASHKUARA ARABE – Hyrja në fuqi e ndalimit të udhëtimit për të gjithë qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe të pavaksinuar kundër Covid-19./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.