Ballina Aktualitet

Kryemadhi urim për Vitin e Ri: Dritë dhe shpresë për të ardhmen

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u përcolli sot qytetarëve shqiptarë urimet për Vitin e Ri 2022.

Nëpërmjet një reagimi ku publikoi dhe një foto me familjen e saj, Kryemadhi uron mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për të ardhmen.

“Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja. Nga familja jonë, me dashuri, Gëzuar Vitin e Ri 2022!”, shprehet Kryemadhi. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Italia raporton mbi 144 000 raste të reja brenda një dite
Artikulli tjetërDita e fundit e nismës festive, Rama publikon foto të tjera të “Konkurs 2022”