Ballina Flash

Tre avionë ”Boeing 747” me… patate?!

TOKIO, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Tre avionë të kompanisë amerikane ”Flexport Inc”, tip ”Boeing 747” janë nisur për të shpëtuar kompaninë ”McDonald’s” në Japoni për shkak të mungesës së patatinave, e shkaktuar nga kriza e zinxhirit të furnizimit në botë për shkak të pandemisë.

Jo vetëm kaq, porti i Vankuveri nga i cili niseshin anijet për në Azi, u godit nga shirat dhe përmbytjet në mes të dhjetorit duke bërë që të gjitha dërgesat të bllokohen.

Ditët e fundit mungesa e lëndës së pare ai kishte çuar të gjitha restorantet e ushqimit të shpejtë në kolaps.

”Flexport’ sapo ka lidhur një kontratë për të nisur tre ‘Boeing 747’ me patate drejt Japonisë për të ndihmuar për mungesën e patateve të skuqura”, njoftoi CEO i kompanisë, Ryan Petersen në një postim në Twitter, pa dhënë detaje mbi koston e një operacioni të tillë.

E pyetur nga agjencia Bloomberg, ”McDonald’s” as nuk e ka konfirmuar e as mohuar marrëveshjen me ”Flexport”, por siguroi se shitjet e të gjitha formateve të patateve të skuqura do të rifillonin më 31 dhjetor.

Mungesa e patateve të skuqura nuk ka ndikuar vetëm në Japoni.

Në Nju Jork, javën e kaluar në një postim në Instagram pasqyrohej mungesa e patateve të skuqura për shkak të problemeve me zinxhirin e furnizimit./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBaleti “Arrëthyesi”, histori magjike në prag festash në TKOB
Artikulli tjetërMenaxhimi i mbetjeve, investimi i “Vale Recycling” në Fushë-Kuqe të Kurbinit