Ballina Ekonomi

Shuma e marrëveshjeve SWAP, 35 miliardë lekë

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, shuma e marrëveshjeve SWAP me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2021, arriti në vlerën 35 miliardë lekë.

Ndërkohë që gjatë 3-mujorit të tretë, Banka e Shqipërisë ka blerë 2.23 milionë euro nga programi IPA dhe 0.22 milionë euro nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).

Transaksioni SWAP, mundëson marrëveshje, që ofron një instrument përmes të cilit banka qendrore ka akses në monedhën vendase të palës tjetër, në funksion të nevojave që mund të lindin kohë pas kohe. Në këtë mënyrë marrëveshja i jep mundësi sistemit bankar shqiptar të përdorë fondet e një shteti tjetër, në mbështetje të nevojave të agjentëve ekonomikë për të nxitur më tej marrëdhëniet tregtare dhe financiare midis dy vendeve.

Marrëveshja, krahas nxitjes së tregtisë dypalëshe dhe investimeve direkte për zhvillimin ekonomik, synon edhe mbështetjen e stabilitetit financiar në vend, nëse kushtet e tregut diktojnë nevoja për një likuiditet të tillë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet austriake 45 milionë euro
Artikulli tjetërGREQI – Masa të ashpra për parandalimin e COVID-19 nga 3-16 janar