Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/12/2021

GJERMANI – Kufizimet e reja kundër Covid hyjnë në fuqi për natën e ndërrimit të viteve.

STOKHOLM (Suedi) – Hyrja në fuqi e testit të detyrueshëm negativ Covid për të gjithë udhëtarët pas mbërritjes në territor.

MOSKË (Rusi) – Seancë e re e Gjykatës së Lartë Ruse për një kërkesë për shpërbërjen e OJQ-së ”Memorial”.

SHËN PETËRBURG (Rusi) – Samiti joformal i liderëve të vendeve të CIS-it.

GENT (Belgjikë) – Vendimi i gjykatës belge për kërkesën për dorëzim në Madrid të reperit Valtonyc.

SAN HOSÉ (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Verdikti i mundshëm në gjyqin e Elizabeth Holmes, themelueses së Theranos, e akuzuar për mashtrim.

ALGJER (Algjeri) – Vizitë në Algjer e presidentit mauritanez, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

TUNIS (Tunizi) – Vizitë e ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 28 dhjetor 2021
Artikulli tjetërSHBA – Shtëpia e Bardhë: Takimi SHBA-Rusi për Ukrainën më 10 janar